Vullnetar

Bëhu Vullnetar pranë Albanian Water Partnership!

A je i/e apasionuar pas mbrojtjes së mjedisit dhe dëshiron të kesh një ndikim të vërtetë në komunitetin tënd? Bëhu pjesë si vullnetar/e në Albanian Water Partnership (AWP) dhe kontribuo në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të sigurt për ujin në Shqipëri!

 

Kërkojmë individë të përkushtuar që duan të kontribuojnë në:

  • Rritjen e ndërgjegjësimit për ruajtjen e burimeve ujore dhe ndryshimet klimatike
  • Mbështetjen e komuniteteve lokale për të adoptuar praktika të qëndrueshme në menaxhimin e ujit
  • Organizimin e aktiviteteve edukative dhe programeve trajnuese
  • Promovimin e zgjidhjeve të bazuara në natyrë dhe të modelit të ekonomisë qarkulluese
  • organizimin e eventeve publike, workshop-eve dhe proceseve konsultative me palët e interesit. 

Pse të bëhesh vullnetar pranë AWP?

✅ Kontribuon pozitivisht për komunitetin  

✅ Fiton përvojë të vlefshme në menaxhimin e burimeve ujore

✅ Bashkëpunon me ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë

✅ Bëhesh pjesë e një rrjeti që vlerëson inovacionin, qëndrueshmërinë dhe punën në ekip

Volunteer

Name