Albanian Water Partnership (AWP) promovon menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore përmes forcimit të bashkëpunimit, inovacionit dhe harmonizimit me politikat e BE-së. Ne fuqizojmë komunitetet, promovojmë zgjidhje të integruara dhe mbrojmë burimin tonë më të çmuar—UJIN. PËRFSHIHU NJË URË KOMUNIKIMI MES KOMUNITETEVE, POLITIKËBËRJES DHE MENAXHIMIT TË BURIMEVE UJORE.

Knowledge Hub

Një hapësirë ku bashkohen ekspertë, institucione dhe komunitete për të ndarë njohuri, për të mundësuar trajnime dhe metoda që ndihmojnë në menaxhimin më të mirë të ujit.

Qasja WEFE NEXUS

Mbështesim politika të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse përmes integrimit të ujit, energjisë, ushqimit dhe ekosistemeve natyrore.

Zgjidhje të bazuara në Natyrë

Nxisim infrastrukturën e gjelbër në harmoni me natyrën, për të rehabilituar ligatinat dhe për të mbrojtur ekosistemet.

Ekonomia Qarkulluese në sektorin e Ujit

Mbështesim ripërdorimin e ujit, grumbullimin e ujërave të shiut dhe përdorimin e teknologjive inovative për të reduktuar humbjet dhe për të mbyllur ciklin e ujit.

Kush jemi ne

Ne jemi të përkushtuar të promovojmë ujit të pastër dhe të sigurt për të gjithë.

Themeluar në vitin 2025, Albanian Water Partnership (AWP) bashkon ekspertë, institucione dhe përfaqësues të komuniteteve për të transformuar mënyrën se si menaxhohet uji në Shqipëri. Ne nuk jemi thjesht një rrjet, jemi një lëvizje që promovon përdorimin e burimeve ujore në mënyrë të përgjegjshme, të drejtë dhe të qëndrueshme ndaj ndryshimeve klimatike. Të udhëhequr nga standardet evropiane dhe njohuritë lokale, punojmë për ta bërë çdo pikë ujë të vlefshme, për njerëzit, ekosistemet dhe brezat që vijnë.

Si mund të ndihmojmë

Ndërlidhim Njerëzit, Politikat dhe Ujin

Angazhimi i Komunitetit

Ne informojmë dhe angazhojmë komunitetin, organizojmë forume lokale dhe fuqizojmë përdoruesit e ujit, fermerë, biznese dhe qytetarë, që të marrin pjesë aktivisht në planifikimin dhe mbrojtjen e burimeve ujore.

Edukimi dhe ngritja e kapaciteteve

Ne ofrojmë trajnime të përshtatura për pushtetin vendor, ofruesit e shërbimeve në sektorin e ujit dhe për shkollat—duke siguruar që përdoruesit e ujit dhe vendimmarrësit të kenë njohuritë e nevojshme për të vepruar në mënyrë të qëndrueshme.

Politikat dhe përafrimi me BE-në

Ne mbështesim përafrimin e politikave të ujit në Shqipëri me standardet e Direktivës Kuadër për Ujin të Bashkimit Evropian, duke ofruar ekspertizë teknike dhe udhëzime për institucionet publike.

Inovacioni dhe Teknologjia

Promovojmë monitorimin, përdorimin dhe menaxhimin efikas të ujit në të gjithë sektorët, përmes teknologjive inovative, inteligjencës artificiale dhe zhvillimit të platformave me të dhëna mbi përdorimin e burimeve ujore.

Përafrimi me politikat e BE-së

EU

Përafrimi me politikat e BE-së: Sigurimi i një të ardhme të qëndrueshme për Ujin

Shqipëria është në rrugën e saj drejt përafrimit me direktivat e Bashkimit Evropian për ujin dhe mjedisin. Albanian Water Partnership po ndihmon këtë transformim duke promovuar menaxhimin e integruar të ujit, infrastrukturë të qëndrueshme dhe bashkëpunimin rajonal në kuadër të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Where We Work.

We're currently working in

Background
angola
Luanda
Zambia
Malawi
Namibia
Botswana
Tanzania
China
Indonesia

1586

Completed Projects

64

Countries Served

4.2M

People Benefited

Vizioni ynë

Vizioni ynë për një Shqipëri me burime ujore të sigurta

Ne synojmë një Shqipëri ku uji menaxhohet në mënyrë të qëndrueshme, shpërndahet në mënyrë të drejtë dhe mbrohet si një burim jetik si për njerëzit, ashtu edhe për natyrën. Misioni ynë është të udhëheqim këtë transformim përmes qeverisjes së integruar të ujit, zgjidhjeve inovative dhe pjesëmarrjes aktive të komunitetit.

Përmes bashkëpunimit me institucione, studiues dhe aktorë lokalë, punojmë për të siguruar që burimet ujore të jenë të qëndrueshme ndaj ndryshimeve klimatike, të menaxhohen në përputhje me standardet e BE-së dhe të aksesueshme për të gjithë—sot dhe në të ardhmen.

Vizioni ynë

Vizioni ynë për një Shqipëri me burime ujore të sigurta

Ne synojmë një Shqipëri ku uji menaxhohet në mënyrë të qëndrueshme, shpërndahet në mënyrë të drejtë dhe mbrohet si një burim jetik si për njerëzit, ashtu edhe për natyrën. Misioni ynë është të udhëheqim këtë transformim përmes qeverisjes së integruar të ujit, zgjidhjeve inovative dhe pjesëmarrjes aktive të komunitetit.

 

Përmes bashkëpunimit me institucione, studiues dhe aktorë lokalë, punojmë për të siguruar që burimet ujore të jenë të qëndrueshme ndaj ndryshimeve klimatike, të menaxhohen në përputhje me standardet e BE-së dhe të aksesueshme për të gjithë—sot dhe në të ardhmen.

Meet Our Partnes.

Official partners