Ekonomia Qarkulluese në Menaxhimin e Ujit

 

Në Shqipëri, mungesa e ujit po bëhet një kërcënim përballë ndryshimeve klimatike, ndërsa mangësitë në infrastrukturë e bëjnë të vështirë furnizimin me ujë të pastër dhe trajtimin e ujërave të ndotura. Në shumë zona urbane dhe rurale, mungesa e trajtimit të ujërave bën që burime të vlefshme uji dhe lëndë ushqyese të humbasin, në vend që të ripërdoren. Për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme, zhvillimi në vend duhet të kalojë nga modeli “përdor dhe hidhe” drejt një sistemi qarkullues të ujit, që e mban ujin në përdorim për sa më gjatë.

AWP angazhohet për të promovuar praktikat qarkulluese përmes:

  • Ripërdorimit dhe riciklimit të ujit – Në vend që uji i trajtuar të derdhet në lumenj ose dete, ai mund të përdoret sërish për ujitje, industri apo në zona urbane. Gjithashtu, promovojmë mbledhjen e ujit të shiut për të zvogëluar varësinë nga burimet natyrore të ujit të ëmbël.

  • Grumbullimit dhe përdorimit të ujit të shiut – Në shumë qytete, uji i shiut humbet përmes rrjeteve të kanalizimeve. Ne promovojmë sistemet e grumbullimit të tij në shtëpi, biznese dhe ferma. Çatitë e gjelbra dhe sipërfaqet e përshkueshme ndihmojnë që uji të përthithet nga toka, duke reduktuar përmbytjet dhe duke rimbushur ujërat nëntokësore.

  • Trajtimit dhe menaxhimit “SMART” të ujit – Mbështesim përdorimin e teknologjive moderne, si matësit inteligjentë për të zbuluar humbjet në rrjetet e furnizimit me ujë, si dhe metodat e avancuara të filtrimit për ripërdorimin e ujit. Gjithashtu, nxisim përdorimin e sistemeve digjitale dhe inteligjencës artificiale për të ndihmuar qytetet dhe bizneset të monitorojnë dhe përmirësojnë mënyrën se si përdorin ujin.