Vullnetar
Bëhu Vullnetar pranë Albanian Water Partnership!
A je i/e apasionuar pas mbrojtjes së mjedisit dhe dëshiron të kesh një ndikim të vërtetë në komunitetin tënd? Bëhu pjesë si vullnetar/e në Albanian Water Partnership (AWP) dhe kontribuo në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të sigurt për ujin në Shqipëri!
Kërkojmë individë të përkushtuar që duan të kontribuojnë në:
- Rritjen e ndërgjegjësimit për ruajtjen e burimeve ujore dhe ndryshimet klimatike
- Mbështetjen e komuniteteve lokale për të adoptuar praktika të qëndrueshme në menaxhimin e ujit
- Organizimin e aktiviteteve edukative dhe programeve trajnuese
- Promovimin e zgjidhjeve të bazuara në natyrë dhe të modelit të ekonomisë qarkulluese
- organizimin e eventeve publike, workshop-eve dhe proceseve konsultative me palët e interesit.
Pse të bëhesh vullnetar pranë AWP?
✅ Kontribuon pozitivisht për komunitetin
✅ Fiton përvojë të vlefshme në menaxhimin e burimeve ujore
✅ Bashkëpunon me ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë
✅ Bëhesh pjesë e një rrjeti që vlerëson inovacionin, qëndrueshmërinë dhe punën në ekip