Për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme të ujit në Shqipëri

Kush jemi

Jemi një grup ekspertësh kombëtarë, përfaqësues institucionesh dhe aktorësh lokalë të angazhuar dhe të përkushtuar për të transformuar menaxhimin e ujit në Shqipëri përmes inovacionit, shkencës dhe politikave gjithëpërfshirëse.

Çfarë bëjmë 

E themeluar në vitin 2025, Albanian Water Partnership i përgjigjet drejtpërdrejt sfidave të menaxhimit të ujit në Shqipëri duke promovuar përdorimin e qëndrueshëm, të balancuar dhe të përgjegjshëm të tij. Në vend të qasjeve të fragmentuara dhe të kufizuara në një sektor të vetëm, AWP vepron në përputhje me direktivat evropiane, duke zbatuar strategji të integruara që sjellin përfitime si për komunitetin, ashtu edhe për mjedisin.

Fuqizimi i komuniteteve

Në Shqipëri, shumë përdorues të ujit mbeten të painformuar, të paorganizuar dhe jo të përfshirë në zhvillimet ligjore dhe institucionale që ndikojnë drejtpërdrejt aktivitetet e tyre ekonomike dhe sociale. Angazhimi ynë është të fuqizojmë komunitetet dhe të forcojmë rolin e tyre në menaxhimin dhe qeverisjen e ujit duke garantuar ndërgjegjësim më të madh, përfshirje aktive dhe akses në vendimmarrje dhe zgjidhje inovative.

Zgjidhje të bazuara në shkencë

Në bashkëpunim me universitete dhe qendra kërkimore, ne mbështesim zgjidhje praktike dhe vendimmarrje të informuar, duke u bazuar në të dhëna shkencore, teknologji dhe inovacion.

Impakt i qëndrueshëm

Puna jonë fokusohet në zgjidhje praktike afatgjatë dhe të qëndrueshme që bazohen në qasjen NEXUS, ekonominë qarkulluese dhe zgjidhjet e bazuara në natyrë, duke balancuar nevojat e njerëzve me mbrojtjen e mjedisit.

Vizioni ynë

Vizioni ynë është një Shqipëri me burime ujore të sigurta, ku uji menaxhohet në mënyrë të qëndrueshme, efikase dhe të barabartë, dhe ku përfitimet maksimizohen për të gjithë aktorët, në harmoni me mjedisin dhe ekosistemet. Ne parashikojmë një të ardhme ku kërkimi shkencor dhe edukimi luajnë një rol jetik në informimin e praktikave të menaxhimit të ujit, dhe ku të gjithë aktorët, përfshirë përdoruesit e ujit dhe komunitetet, janë të angazhuar aktivisht në procesin e vendimmarrjes, për të siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe sigurinë e burimeve ujore.

Gjithashtu, synojmë të promovojmë konceptet e menaxhimit të “ujërave të gjelbëra”, të cilat kanë një rol të pazëvendësueshëm për zhvillimin bujqësor dhe ruajtjen e biodiversitetit, dhe “ujërave  blu”, që lidhen me rezervat ujore në dispozicion, ku uji përdoret dhe menaxhohet në një mënyrë që mbështet shëndetin e ekosistemeve dhe ciklin natyror të ujit.

Misioni ynë

Misioni ynë është të përmirësojmë menaxhimin e ujit në Shqipëri përmes zbatimit të qasjes NEXUS, parimeve të ekonomisë qarkulluese, zgjidhjeve të bazuara në natyrë dhe infrastrukturës së kombinuar gjelbër-gri (green-grey solutions), duke siguruar një ekuilibër të qëndrueshëm midis nevojave të përdoruesve të ujit dhe mbrojtjes së mjedisit.

Ne synojmë ta arrijmë këtë përmes edukimit, ngritjes së kapaciteteve, angazhimit të palëve të interesit, partneriteteve me universitete dhe institucione shkencore, si dhe përmes përdorimit të teknologjive dhe zgjidhjeve inovative.

Vizioni ynë

Vizioni ynë është një Shqipëri me burime ujore të sigurta, ku uji menaxhohet në mënyrë të qëndrueshme, efikase dhe të barabartë, dhe ku përfitimet maksimizohen për të gjithë aktorët, në harmoni me mjedisin dhe ekosistemet. Ne parashikojmë një të ardhme ku kërkimi shkencor dhe edukimi luajnë një rol jetik në informimin e praktikave të menaxhimit të ujit, dhe ku të gjithë aktorët, përfshirë përdoruesit e ujit dhe komunitetet, janë të angazhuar aktivisht në procesin e vendimmarrjes, për të siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe sigurinë e burimeve ujore.

Gjithashtu, synojmë të promovojmë konceptet e menaxhimit të “ujërave të gjelbëra”, të cilat kanë një rol të pazëvendësueshëm për zhvillimin bujqësor dhe ruajtjen e biodiversitetit, dhe “ujërave  blu”, që lidhen me rezervat ujore në dispozicion, ku uji përdoret dhe menaxhohet në një mënyrë që mbështet shëndetin e ekosistemeve dhe ciklin natyror të ujit.

Puna jonë

Albanian Water Partnership (AWP) është e angazhuar në përmirësimin e menaxhimit të qëndrueshëm të ujit në Shqipëri, përmes bashkëpunimit ndërinstitucional, zgjidhjeve inovative dhe përafrimit me politikat evropiane. Puna jonë fokusohet në shkëmbimin e njohurive, forcimin e kapaciteteve dhe zbatimin e zgjidhjeve konkrete që adresojnë sfidat aktuale të administrimit të burimeve ujore.

Knowledge Hub dhe ngritja e kapaciteteve

  • Trajnime të specializuara për institucionet dhe agjencitë lokale.
  • Edukim i komuniteteve për përdorimin e qëndrueshëm të ujit.
  • Kërki shkencor për vendimmarrje të informuar mbi fakte.
  • Akses në sesione informimi.
  • Platforma për ndarjen e të dhënave dhe forume për komunikim.
  • Lexo më shumë >

Promovimi i qasjes WEFE NEXUS

  • Promovimi i qasjes WEFE NEXUS
  • Përshtatja dhe harmonizimi i politikave ndërmjet sektorëve të ujit, energjisë, bujqësisë dhe mjedisit.
  • Ujitje efikase dhe bujqësi e qëndrueshme.
  • Fuqizimi i komuniteteve përmes trajnimit dhe përfshirjes aktive
  • Lexo më shumë >

Zgjidhje të Bazuara në Natyrë (NbS) dhe Infrastruktura “Gri & E Gjelbër” – Një e ardhme e sigurt për menaxhimin e ujit

  • Rehabilitimi i kënetave, brigjeve lumore dhe zonave ligatinore.
  • Infrastrukturë e gjelbër në qytete për menaxhimin e përmbytjeve dhe rimbushjen e ujërave.
  • Trajtim miqësor me mjedisin i ujërave të ndotura përmes ligatinave artificiale.
  • Zbutja e thatësirave përmes ripyllëzimeve dhe sistemeve të ujitjes SMART.
  • Mbrojtje natyrore e zonave bregdetare dhe detare.
  • Lexo më shumë >

Ekonomia Qarkulluese në Menaxhimin e Ujit

  • Ripërdorimi i ujit dhe mbledhja e ujit të shiut.
  • Çati të gjelbra dhe sipërfaqe të përshkueshme për të përthithur ujin.
  • Matës inteligjentë dhe sisteme të avancuara filtrimi.
  • Inteligjencë artificiale dhe sisteme të grumbullimit të të dhënave, për përdorim eficient të ujit.
  • Lexo më shumë >

Mbështetje për zbatimin e politikave të BE-së për Ujin

  • Përshtatje me politikat e BE-së për ujin.
  • Ekspertizë teknike dhe rritje kapacitetesh.
  • Lexo më shumë >

Përfshirja e komuniteteve dhe nxitja e pjesëmarrjes publike

  • Fushata ndërgjegjësimi për ruajtjen e ujit.
  • Nxitja e pjesëmarrjes së komuniteteve në qeverisje.
  • Trajnime për përdoruesit mbi praktika të qëndrueshme.
  • Nxitja e bashkëpunimit mes aktorëve.
  • Lexo më shumë >

Shfletoni galerinë tonë

Shfletoni galerinë tonë